24 shtator

Publié le par alban

24 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Gjoni 1:1-4:11} 

 

“Ne fakt une kisha turp t’i kerkoja mbretit nje roje ushtaresh dhe kaloresish qe te na mbronte nga armiku gjate udhetimit,sepse i kishim thene mbretit:”Dora e Perendise tone eshte mbi te gjithe ata qe kerkojne per te miren e tyre,por fuqia e tij dhe zemerimi i tij jane kunder te gjithe atyre qe e braktisin”.  {#Ezra 8:22}

 

Nje trupe shoqeruese ne shume pikepamje do te kishte qene e deshirueshme per varganin shtegetues,por nje turp i shenjte nuk do ta lejonte Ezren te kerkonte ndonje te tille.Ai kishte frike se mos mbreti pagan ta mendonte pretendimin e tij per besim ne Zot te ishte nje hipokrizi e paster,ose te perfytyronte se Zoti i Izraelit nuk ishte i afte te ruante vete adhuruesit e tij.Ai nuk mund ta mendonte te mbeshtetej mbi nje krah mishi ne nje çeshtje kaq qartesisht e Zotit,dhe prandaj karavani u nis me asnje mbrojtje te dukshme,i ruajtur prej Atij qe eshte shpata dhe mburoja e popullit te tij.Eshte per tu pasur frike se pak besimtare e ndjejne kete xhelozi te shenjte per Zotin;madje edhe ato qe ne nje fare shkalle ecin me ane te besimit here pas here e njollosin shkelqimin e jetes se tyre duke lypur ndihme prej njeriut.Eshte nje gje teper e bekuar te mos kesh as perkrahje dhe as mbeshtetje,por te qendrosh drejt mbi Shkembin e koherave,i mbeshtetur vetem prej Zotit.A do te kerkonte ndonje besimtar ndihme prej shtetit per Kishen e tyre,nese do kujtonin se Zoti eshte i çnderuar prej kerkeses se tyre per ndihmen e Cezarit?sikur Zoti nuk do mund te plotesonte dot nevojat e vete çeshtjes se tij!A do te turreshim me kaq nxitim te shoket dhe te afermit per ndihme,nese do kishim mbajtur mend se Zoti eshte i madheruar nga mbeshtetja jone e nenkuptuar mbi krahun e tij vetem?Shpirti im,shpreso vetem te Zoti.”Por”thote ndonjeri,”a nuk duhet te perdoren mjete?”Patjeter qe po,por e meta jone rralle qendron ne neglizhimin e tyre:shume me shpesh vjen prej duke besuar çmendurisht ne to ne vend te besimit te Zoti.Disa shkojne shume larg ne neglizhimin e krahut te krijeses;por shume mekatojne teper duke i kushtuar shume rendesi.Meso,lexues i dashur,te lavderosh Zotin duke lene mjetet te paperdorura,nese duke i perdorur ato ti do te çnderoje emrin e Zotit.

 

 

24 shtator-mbremje

 

“Une flija por zemra ime pergjonte.”  {#Kantiku 5 :2}

 

Paradokset jane me bollek ne perjetimin e Te Krishterit,dhe ketu eshte nje—nusja flinte,dhe prapeseprape ajo pergjonte.Vetem ai qe ka pluguar me meshqerren e perjetimit te tij mund te kuptoje gjezen e besimtarit.Dy pikat ne tekstin e kesaj mbremjeje jane—pergjumesi e perzishme dhe nje pagjumesi shpresedhenese.Fle.Me ane te mekatit qe banon ne ne ne mund te behemi te leshuar ne detyrat e shenjta,pertace ne ushtrimet shpirterore,te ploget ne gezimet shpirterore,dhe ne te njejten kohe dembel dhe te pakujdesshem.Kjo eshte nje gjendje e turpshme per nje ne te cilin Fryma gjalleruese banon ;dhe eshte e rrezikshme ne shkallen me te larte.Edhe virgjereshat e urta ndonjehere dremisin,por eshte koha e duhur  per te gjithe te zgjidhin litaret e plogeshtise.Eshte per tu pasur frike se shume besimtare humbin forcen e tyre ashtu si Samsoni humbi tufen e flokeve,duke flejtur mbi prehrin e sigurise misherore.Me nje bote qe eshte duke vdekur perreth nesh,te flesh eshte mizore ;me perjetesine kaq afer,eshte nje çmenduri.Prapeseprape asnje nga ne nuk eshte aq zgjuar sa duhet te jemi ;disa gjemime te forta do te na benin mire,dhe mund te ndodhe qe nese nuk luajme shpejt prej vendit,do ti kemi ato ne formen e luftes,ose semundjes,ose te shkretimeve dhe humbjeve.O,le ta braktisim perhera shtratin e rehatise shpirterore dhe te shkojme perpara me pishtare flakerues per te takuar Dhendrin qe vjen !Zemra ime pergjon.Kjo eshte nje shenje e lumtur.Jeta nuk eshte e fikur,edhe pse trishtueshem e pridhur.Kur zemra jone e perteritur lufton kunder rendimit tone natyror,ne duhet ti jemi mirenjohes hirit sovran qe mban pak gjalleri brenda trupit te kesaj vdekjeje.Jezusi do te degjoje zemrat tona,do te ndihmoje zemrat tona,do te vizitoje zemrat tona ;sepse zeri i zemres se zgjuar eshte me te vertete zeri i te Shumedashurit tone,duke thene, « Ma hap zemren. »Zelli i shenjte patjeter qe do te hapi deren.

 

O qendrim i dashur !Ai qendron

Me nje zemer te prekur dhe me duar te ngarkuara ;

Shpirti im i braktis Atij çdo mekat ;

Dhe le te hyje brenda te huajin hyjnor.

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article