25 shtator

Publié le par alban

25 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Mikea 1 :1-7 :20}  {Studim i shpejte:#Hagai 1:1-2:23}

 

“I drejte dhe te shfajesoje ate qe ka besim.”  {#Romaket 3:26}

 

Duke qene te shfajesuar me ane te besimit ne kemi paqe me Zotin.Ndergjegja nuk na akuzon me.Gjykimi tani vendos per mekatarin ne vend qe te vendose kunder atij.Kujtesa shikon mbrapa te mekatet e kaluara,me trishtim te thelle per mekatin,por prapeseprape jo me tmerrin e ndonje denimi qe ka per te ardhur ;sepse Krishti ka paguar borxhin e popullit te tij deri te jota dhe pika e fundit,dhe mori deftesen hyjnore te borxhit;dhe vetem nese atehere Zoti do te ishte kaq i padrejte sa te kerkonte nje pagese te dyfishte per nje borxh,asnje shpirt per te cilin Jezusi vdiq si nje zevendesues nuk do te hidhet ne ferr.Duket se eshte nje nga parimet e para te natyres sone te ndriçuar te besojme se Zoti eshte i drejte;ne e ndjejme se duhet te jete keshtu,dhe kjo na tmerron ne fillim;por eshte nje gje e mrekullueshme se i njejti besim se Zoti eshte i drejte,behet me pas kollona e mirebesimit dhe paqes sone!Nese Zoti eshte i drejte,une,nje mekatar,vetem dhe pa nje zevendesues,duhet te denohem;por Jezusi qendron ne vendin tim dhe eshte i denuar per mua;dhe tani,nese Zoti eshte i drejte,une,nje mekatar,duke qendruar ne Krisht,nuk mund te denohem kurre.Zoti duhet te ndryshoje natyren e tij perpara se nje shpirt,per te cilin Jezusi ishte nje zevendesues,te mund ne ndonje fare mundesie te vuaje fshikullen e ligjit.Prandaj,Jezusi duke zene vendin e besimtarit—duke dhene nje barasvleres te plote per zemerimin hyjnor per te gjithe ate qe populli i tij duhet te kishte vuajtur si rrjedhoje e mekatit,besimtari mund te therrase me nje triumf te lavdishem,”Kush do te akuzoje te zgjedhurit e Zotit?”Jo Zoti,sepse Ai ka shfajesuar;jo Krishti,sepse Ai ka vdekur,”po dhe eshte ringjallur.”Shpresa ime jeton jo sepse nuk jam nje mekatar,por sepse jam nje mekatar per te cilin Krishti vdiq;besimi im nuk eshte se jam i shenjte,por se duke qene i pashenjte,Ai eshte drejtesia ime.Besimi im nuk qendron mbi ate qe jam,ose qe do te jem,ose qe ndjej,ose qe di,por ne ate qe Krishti eshte,ne ate qe Ai ka bere,dhe ne ate qe Ai eshte duke bere per mua.Mbi luanin e drejtesise virgjeresha e shpreses kaleron si nje mbretereshe.

 

 

25 shtator-mbremje

 

“Te cilin Perendia na e beri urtesi.” {#1 Kor 1 :30}

 

Intelekti i njeriut kerkon shlodhjen,dhe prej natyre nuk e kerkon tek Zoti Jezu Krisht.Njerezit e edukuar jane te afte,edhe kur jane te tjetersuar,te shikojne mbi thjeshtesise e kryqit te Krishtit me nje sy shume pak adhurues dhe te dashur.Ata jane te zene ne rrjeten e vjeter ne te cilen Greket ishin zene,dhe kane nje deshire te forte per te perzier filozofine me zbulesen.Tundimi me nje njeri te nje mendimi te rafinuar dhe nje edukate te larte eshte te largohet prej te vertetes se thjeshte te Krishtit te kryqezuar,dhe te shpike,ashtu siç eshte fjala,nje dokrine me intelektuale.Kjo i shpuri kishat e krishtera te hershme ne Gnostisizem,dhe i magjepsi ato me lloj lloj herezish.Kjo eshte rrenja e Neologjise,dhe e te gjitha gjerave te tjera qe ne te kaluaren ishin kaq ne mode ne Gjermani,dhe jane tani kaq te rrezikshme per disa klasa teologesh.Kushdo qe je,lexues i mire,dhe çfaredo te jete edukimi jot ,nese je i Zotit,ji i sigurte se nuk do te gjesh shlodhje ne teologjine filozofike.Ti mund te marresh kete dogme te nje mendimtari te madh,ose kete enderr te nje tjeter arsytuesi te thelle,por ajo qe byku eshte per grurin,ashtu do te jene keto per fjalen e paster te Zotit.E gjithe ajo arsye,edhe kur e udhehequr me se miri,do zbuloje se nuk eshte veçse  ABC –ja e se vertetes,dhe edhe kjo nuk eshte e sigurte,ndersa ne Jezu Krishtin eshte e permbledhur e gjithe plotesia e urtesise dhe e njohurise.Te gjitha perpjekjet nga ana e te Krishterit per te qene i kenaqur me sisteme te tilla qe Unitaret dhe mendimtaret e Broad Church do aprovonin,do deshtonin ;trashegimtaret e vertete te qiellit duhet te kthehen te realiteti shume i thjeshte qe e ben syrin e bujkut te shkelqeje me gezim,dhe lumturon zemren e te varferit te zellshem—« Jezusi erdhi ne bote per te shpetuar mekataret. »Jezusi kenaq intelektin me te ngritur kur Ai eshte i marre me besim,por perveç Atij mendja e te rigjalleruarit nuk gjen dot shlodhje. « Frika e Zotit eshte fillimi i njohjes. »Te gjithe ato qe ndjekin urdherimet e tij kane nje mendje te shendoshe. »

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article